Këshilli Superior i Sporteve në Spanjë konfirmoi nëpërmjet një deklarate zyrtare se ka arritur marrëveshjen me La Ligën dhe Federatën Spanjolle të Futbollit për rikthimin e skuadrave në stërvitje kur rrethanat shëndetësore ta lejojnë nën protokollin strikt shëndetësor.
Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, ky për stërvitjen ishte akordi kryesor i arritur mes 3 institucioneve më të larta sportive në vend pas një takimi prej më shumë se 8 orësh të zhvilluar të shtunën mes Javier Tebas(La Liga), Luis Rubiales(RFEF) dhe Irene Lozano(CSD) . Një tjetër marrëveshje e nënshkruar në atë takim ishte ajo për akordimin e një pjese të të ardhurave të futbollit të siguruar nga të drejtat audiovizive në favor të disiplinave të tjera sportive olimpike dhe paralimpike për t’i shpëtuar financiarisht.
Sfidanti.al