Botërori i Formula 1 në këtë sezon nuk ka nisur dhe ende nuk dihet nëse kjo do të ndodhë. Deri tani janë anuluar apo shtyrë 9 garat e para për shkak të emergjencës coronavirus duke ngritur pikëpyetje të mëdha për kompeticionin më të rëndësishëm të garave automobilistike. Në një moment të tillë, është dikush që ofron organizimin e dy garave të njëpasnjëshme në të njëjtën pistë.
Bëhet fjalë për Drejtorin e pistës së Silverstone, Stuart Pringle që e ka ofruar atë për dy gara të Formula 1. ‘Mund të organizojmë dy Cmime të Mëdha radhazi-tha Pringle-I kemi kompetencat dhe njohuritë për ta ndërmarrë një përgjegjësi të tillë’
Nëse kjo do të ndodhë, do të jetë dicka historike për Botërorin e Formula 1, pasi në të gjithë historinë e këtij kampionati nuk ka ndodhur kurrë që në të njëjtën pistë të zhvillohen dy gara radhazi. Për momentin gara e parë e sezonit 2020 të Formula 1 është ajo e 28 qershorit në Le Castellet të Francës, por edhe kjo ndalesë duket se rrezikon të ketë fatin e 9 garave të para dhe të anulohet ose të shtyhet, ndërsa Cmimi i Madh i Britanisë është parashikuar të zhvillohet në 19 korrik.
Sfidanti.al