Si do t’ia bëjë këtë herë kur para në qarkullim ka më pak? Këtë as në “Santiago Bernabeu”. Gjithsesi, në Madrid nuk kanë tjetër zgjedhje përveçse ta provojnë sërish atë për të cilën dështuan vitin e kaluar, pra të përpiqen të transferojnë “në dalje” yje të tillë si Garet Bejl, Hames Rodrigez apo Mariano Diaz, por edhe të tjerë si Alfons Areola, Naço Fernandez, Alvaro Odriozola si dhe “produkti” i akademisë Lukas Vaskez. Presidenti Perez shpreson të mbledhë rreth 120 milionë euro, që do të duhet të përdoren për të rregulluar bilancet e për të sjellë në “Bernabeu” ndonjë yll të ri.
Me gjasë, në këtë listë do të hynte edhe sulmuesi Luka Joviç, i cili nuk ka bindur aspak në sezonin e parë, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë me lojtarë-simbol si Karim Benzema apo edhe kapitenin Sergio Ramosi, i cili nuk ka rinovuar ende kontratën ndonëse ajo përfundon në 2021.
Sfidanti.al