“Modesti” angleze e Runit: Mesi ose Ronaldo do rrëzonin rekordin tim

Roney beson se vetëm Messi dhe Cristiano mund ta zbresin atë nga froni i golashënuesit më të mirë në histori të “Djajve të Kuq”

Sulmuesi anglez, Wayne Rooney, u largua nga “Old Trafford” si golashënuesi më i mirë në histori të Manchester United dhe thotë se ai do të zbresë nga froni vetëm nëse klubi transferon Lionel Messin ose Cristiano Ronaldon.

Rooney u nda nga ekipi i Jose Mourinhos si golashënuesi më i mirë në histori të klubit me 253 finalizime, katër më shumë se Bobby Charlton, që e mbajti këtë rekord për shumë vite.

“Kurrë nuk i dihet, nëse marrin dikë se Messi e Ronaldo, ndoshta rekordi mund të thyhet”, tha Rooney.

“Por mendoj se aktualisht në futboll, lojtarët nuk kanë për synim të qëndrojnë gjatë në klube. E vetmja mënyrë që rekordi të thyhet është që dikush të qëndrojë aq gjatë sikur unë”, shtoi Rooney.