Mirë Liverpuli që e mundi, por kalendari “nxin” për Man. Junajtidin

Humbja 0-5 ishte një nga ato që nuk do të harrohen lehtë, dhe vështirë se do të ndodhin përsëri. E parashikoi Jurgen Klopi, por e thotë edhe logjike, e megjithatë ky problem tashmë kaloi, dhe shqetësimi më i madh është kalendari i afërt. Mançester Junajtidi ka tri ndeshje tepër të forta në ditët në vazhdim, të cilat mund t’i krijojnë edhe më shumë probleme sezonit të “djajve të kuq”. Të shtunën e 30 tetorit, pra fundjavën e ardhshme, ekipi i Solskjerit shkon në fushën e Totenhemit që gjithashtu ka nevojë urgjente për pikë. Të martën e 2 nëntorit do të luajë ndeshjen e kthimit në fushën e Atalantës në Champions, ndërsa të shtunën e 6 nëntorit do të ketë derbin në “Old Traford” ndaj Mançester Sitit. Imagjinoni se çdo të ndodhte, nëse Junajtidit do t’i rrëshqiste këmba përsëri, mund të rrezikonte kualifikimin në Champions dhe të mbetej jashtë zonës së Ligës së Kampionëve në Premier Ligë.

Sfidanti.al