Deri vjet, një nga futbollistët me të talentuar në botë, Memfis Depaj, edhe më tej, nuk po mund të shohë dritë në fund të tunelit, në karrierën e tij. Qëkur, Zhoze Murinjo deklaroi se ai nuk do të mbështetet në shërbimet e tij në ndeshjen ndaj Ridingut në kuadrin e FA Kupës, ky futbollist holandez mësoi se po dështon edhe plani i tij i shpëtimit. Kur dukej qartë se nuk ka asnjë shans që të sigurojë ndonjë vend në formacionin e Junajtidit, ai shpresonte se, gjatë këtij dimri, do të kalonte në formë huaje tek Evertoni dhe ky opsion duhej mjaft real, duke qenë se ky ekip i Liverpulit kishte treguar interes për të. Por, ashtu si po qëndrojnë punët tani, duket se edhe shansi i lartpërmendur “ra në ujë” dhe jo, sepse Evertoni hoqi dorë nga ai, por, sespe të dy klubet nuk po bien dot dakord lidhur me kushtet, mbi bazën e të cilëve Depaj do të shpërngulej nga Mançesteri në “Gudison Park”.
Trajneri i Evertonit, Ronald Kuman, i propozoj Depajt që ai të vinte në ekipin e tij në formë huazimi, deri në fund të sezonit, me opsionin që kontrata e tij do të mund të blihej gjatë verës së ardhshme. Por Murinjos nuk i pëlqeu ky variant, duke vënë në dukje se do të pranonte që të ndahej nga ky sulmues i ri, vetëm në rast se për të do të vijë një ofertë financiare e mirë. Sikurse thuhet, që të pranojë, Murinjo do për Depajn, të paktën, 25 milionë sterlina, një shumë që, në fakt, nuk përbën ndonjë problem për Evertonin, por Kumani ka në mendje edhe opsionin që ta kthejë mbrapsht Depajn, në rast se ai nuk e tregon potencialin e tij.
Sfidanti.al