Emre Xhan është padyshim një nga lojtarët më të vlerësuar të Liverpulit. Futbollisti i kombëtares gjermane, me origjinë turke, mund t’i japë një goditje të fortë tifozëve dhe trajnerit Jurgen Klop, duke u larguar me parametër zero verën e ardhshme. Përse ndodh që një karton me vlerë gati 50 milionë euro të rrezikojë të ikë pa i dhënë asnjë cent klubit anglez?
Liverpuli nuk ka pranuar deri tani të vendosë një klauzolë “realiste” transferimi në kontratën e Xhanit, dhe bisedimet mes palëve kanë ngecur. Lojtari me sa duket dëshiron të largohet tek Juventusi, ku natyrisht ka shanse më të mëdha të fitojë trofe në Itali apo në Europë. Juvja ka dalë dy herë në finalen e Championsit në tre sezonet e kaluara, si dhe është 6 herë radhazi kampione e Italisë.
“Nuk është çështje parash, – thotë Xhan për gazetat liverpulase, – mundet edhe të nënshkruar parakontratë jashtë Anglisë, por mundem edhe të nënshkruaj kontratë me Liverpulin”.
Sfidanti.al