Siti nuk “shkatërron kasafortën” për talentin e tij 21-vjeçar

Leroi Sane ka qenë i mrekullueshëm për Mançester Sitin gjatë këtij sezoni. Tetë gola dhe tetë asistë në 13 ndeshje flasin vetë dhe klubi anglez po i përgatit kontratën e re, e cila gjithsesi, nuk do të jetë në ato përmasa si e yjeve të tjerë. Nëse Kun Aguero fiton 250 mijë stërlina në javë (280 mijë euro), Sanesë do t’i bëhet vetëm një rritje e vogël në krahasim me kontratën e tanishme. Rroga e tij do të jetë 90 000 euro në javë, ndërsa tani fiton 68 000.

Pep Guardiola nuk i kurseu paratë kur e mori nga Shalke verën e vitit 2016, pasi pagoi 50 milionë euro, por siç duket pret që Sane të kalojë moshën 21-vjeçare për të diskutuar për kontratë supermilionere. Sidoqoftë, lojtari i kombëtares së Gjermanisë e ka fituar “kontratën” e tij në fushën e lojës.

Sfidanti.al