Alesandra Ambrozio udhëtoi drejt Shanghait ku sfiloi për herë të fundit. Modelja 35 vjecare, inmazhi I Victoria’s Secret që nga viti 2000, bëri të ditur se do të tërhiqet nga pasarelat për t’iu dedikuar projekteve të tjerë profesionale. Por përpara se të ngjitej në pasarelë, ajo vendosi t’i nënshtrohej një testi argëtues të stilistit, producentit të modës dhe prezantuesit Mateus Mazzafera.
Në test ishin të përfshira edhe pyetje të tilla si: me cilin do martohej ajo e cilin do të puthte. Dhe Ambrozio ishte shumë e qartë në përgjigjet e saj. ‘Do të martohesha me Nejmar sepse është një mik i mirë të cilin e adhuroj. Ju nuk do të martoheshtit me mikun ose miken tuaj më të mirë?. Por Ambrozio ka shumë miqësi edhe me Xhastin Biber kështu që ajo shtoi: ‘Edhe më atë do të martohesha’. Përsa i përket pyetjes që kishte të bënte me puthjen, zgjedhja e Ambrozios ishte Kristiano Ronaldo
Alesandra Ambrozio njihet me Nejmarin prej disa vitesh dhe kanë qenë së bashku në fushata të ndryshme publicitare dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur ata e kanë shfaqur hapur miqësinë e tyre. Herën e fudnit që ata u panë së bashku ka qenë në Javën e Modës në Paris. Modelja ka një miqësi edhe me Kristiano Ronaldon me të cilin ka realizuar edhe një sesion fotosh për revistën ‘GQ’.
Sfidanti.al