Ç’pate, more Dejvid! Kritikoi Gasolin dhe, pa kaluar 24 orë, u shkarkua!?

Kështu i ndodhi trajnerit të Memfisit të NBA-së amerikane, Dejvid Fizdejl, që mori guximin që ta kritikonte me zë të lartë basketbollistin e njohur, Mark Gasol. Klubi i “arinjve”, në fakt, ndodhet në krizë, duke humbur tetë ndeshje, ndërkohë që Gasoli u nxeh shumë me trajnerin Fizdejl që e la në stol yllin kryesor të ekipit (Gasolin) në pjesën e fundit të ndeshjes kundër Bruklinit. Basketbollisti spanjoll i kritikoi hapur vendimet e trajnerit dhe, kështu, shumë shpejt, reagoi edhe kryesia e klubit Memfis Bears që e shkarkoi Fizedejlin.

Si trajner i përkohshëm është vënë Xhej-Bi Bikerstaf që ka, tani, detyrën e vështirë që të përpiqet ta ndërpresë “serinë e zezë” të “arinjve”.

Sfidanti.al