Mbaroi: Liverpuli do t’i besoj Xho Hartit që s’i pëlqen Guardiolës

Portieri i ekipit përfaqësues anglez, Xho Hart, do të kthehet në Premier Ligë, por me siguri se nuk do të vazhdojë që të qëndrojë te Mançester Siti. Mediumet anglezë shkruajnë se Siti ka pranuar ofertën e Liverpulit dhe se Xho Harti, në sezonin e ardhshëm, do të luajë në “Enfild”.

Ky portier ishte i detyruar që të largohej nga “Etihadi”, pasi nuk i pëlqente Pep Guardiolës, kështu që ai iu dha hua Torinos, ku po luan gjatë këtij sezoni, ndërkohë që atë e kanë kërkuar edhe shumë klube të tjerë, sidomos, të Premier Ligës. Por, dje, mediumet shkruanin se Siti dhe Liverpuli kanë rënë dakord, tanimë, dhe se “të kuqtë” do të paguajnë 23 milionë euro për Hartin.

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, ka kohë që kërkon një portier cilësor, pasi ai dhe shumëkush tjetër konsiderojnë se portieri Minjole është pika më e dobët e ekipit.

Sfidanti.al