Mancester Siti nuk ka ndërmend të privohte nga Rahim Sterling, përkundrazi. Klubi anglez bëri të ditur rinovimin e kontratës me sulmuesin anglez deri në vitin 2023, një kontratë kjo që shoqërohet edhe me pagën e 300 mijë Paundëve në javë, që e bën atë një prej futbollistëve më të paguar të Premier Leagues.
‘Jam shumë i kënaqur që nënshkrova me Manchester City. Këtu jam përmirësuar shumë-tha Sterling-që në momentin kur u transferova, kuptova që kjo skuadër ishte zgjedhja e duhur për mua’.
Rahim Sterling u transferua te Mancester Siti nga Liverpuli për vlerën e 49 milionë Paundëve. Sezonin e kaluar me 23 golat e shënuar prej tij, Sterling ishte një prej protagonistëve kryesorë të Citizens në fitimin e titullit kampion të Anglisë dhe Kupës së Ligës. përsa i përket përfaqësueses angleze ai ka luajtur 46 ndeshje dhe në ndeshjen me Spanjën shënoi 2 golat e parë pas 3 viteve.
sfidanti.al