“Qëllimi justifikon mjetet”. Ashtu si politika e mesjetës (edhe e sotme, gjithashtu), mendon Mançester Junajtid që, sipas mediave, kërkon të marrë në “Old Traford”, jo më pak se vetë Nejmarin. Zhoze Murinjo, sipas këtyre lajmeve, po luan të gjithë gurët për të pasur në skuadër një yll të madh, ndoshta Mesin, ose ndoshta numrin 11 brazilian. “Dejli Rekord” njofton se Junajtid po merr informacion për sulmuesin e Barçës, ndërsa besohet se lojtari po mendohet nëse duhet të vazhdojë në “Kamp Nou” apo jo. Gjithsesi, anglezët do të duhet të thyejnë bindshëm rekordin botëror të blerjeve që e vendosën po vetë, duke marrë Pol Pogbanë për më shumë se 100 milionë euro. Barcelona ka kërkuar mbi 200 milionë euro për Nejmarin.