Nuk kanë të përfunduar problemet te Mancester Junajtid. I fundit ka të bëjë me David De Gean dhe kontratën e tij që skadon në vitin 2019 dhe Djajve të Kuq do t’u duhet të nisin bisedimet për të rinovuar kontratën me të. Është një proces të cilin duket se De Gea nuk ka ndërmend ta kryejë edhe pse Mancester Junajtid është gati ta bëjë atë lojtarin e dytë më të paguar në skuadër. Ideja e portierit spanjoll është që të shkojë në një skuadër që nuk është në tranzicion dhe që ka një projekt fitues.
Por futbollisti nuk ka marrë parasysh dicka; klauzolën e kontratës së tij që përbën një avantazh për Mancester Junajtid. Sipas kësaj klauzole, kontrata e De geas mund të rinovohet edhe për një sezon tjetër në mënyrë të njëanshme që do të thotë se De gea në janar nuk do të mund të nisë bisedimet me ekipe të tjera e as të largohet nga Old Trafford me parametra zero.
Situata e krijuar me De Gean ka tërhequr vëmendjen e Paris Sën Zhermenit që po e monitoron me kujdes spanjollin. Kampionët e Francës janë vënë në kërkim të një portieri që do të zëvendësojë Xhanluixhi Bufon të cilit kontrata me transalpinët i skadon pikërisht në vitin 2019.
sfidanti.al