Duket se lavdia që ai siguroi në Botërorin e fundit në Rusi dhe çmimet e larta individuale që ai mori gjatë kohëve të fundit nga UEFA dhe FIFA, i “kanë rënë në kokë” yllit kroat Luka Modriç.
Menjëherë mbas kampionatit botëror, ai “ngriti pluhur” në “Santiago Bernabe”, duke kërkuar largimin e tij të menjëhershëm për tek Interi i Milnait. Kjo dëshirë e tij nuk u plotësua, por ai nuk hoqi dorë nga ajo, përkundrazi, sikurse thuhet, filloi ta kërkojë atë më me ngulm.
Lajmet më të fundit të medias spanjolle thonë se ai ka hyrë në një kofliktet të ashpër me pothuajse të gjithë anëtarët e kryesisë së Realit, por më shumë me presidentin e tij, Florentino Perez, dhe trajnerin Hulen Lopetegi. Thuhet se Modriçi ka filluar të bëjë përsëri zhurmë të madhe, pasi do që ai të shitet tek Interi gjatë sezonit dimëror të transferimeve.
Por, megjithatë, ka shumë mundësi që ai të rrijë te Reali deri në fund të sezonit, pasi ky klub nuk ka ndërmend ta shesë atë në mes të sezonit.
Sfidanti.al