Marko van Basten dha dorëheqjen nga funksioni i drejtorit teknik të federatës botërore të futbollit, FIFA. Në këtë post, legjenda e futbollit holandez ushte caktuar para dy vitesh. Këtë lajm e konfirmoi edhe vetë FIFA që vuri në dukje se kjo federatë dhe Van Basteni u ndanë miqësisht.
Ish-pjesëtari i përfaqësueses holandeze, duke dhënë dorëheqjen, vuri në dukje se ai po e bëntë këtë për arsye familjare, pasi donte të jetonte pranë familjes së vet në Amsterdam.
“Marko ka luajtur një rol të rëndësishëm në ripërtëritjen e marrëdhenieve të institucionit tonë me komunitetin teknik”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zvonimir Boban, ish-bashkëlojtar i Van Bastenit te Milani.
Sfidanti.al