Futbolli holandez asnjëherë nuk ka qenë tipik, pra i zakonshëm, si kudogjetkë në botë. Holandezët gjithnjë kanë ditur të sjellin risi në futboll dhe ajo që bënë ata këto ditë, është me të vërtetë e pazakontë.
Tre klubet më të mëdhenj holandezë, PSV, Ajaks dhe Fejenord, kanë rënë dakord që 10 për qind të të ardhurave të tyre të përgjithshme nga të drejtat televizive, shitja e biletave dhe fondi shpërblimit të UEFA-s t’ua falin klubeve të tjerë të ligës së parë së Holandës. Krerët e këtyre tre klubeve synojnë që ta bëjnë ligën holandeze më kualitative dhe më të stabilizuar nga ana financiare, me qëllimin e vetëm që futbolli në këtë vend të mos mbesë mbrapa futbollit në vendet e tjera të Evropës.
PSV-ja, Ajaksi dhe Fejenordi e dominojnë prej dhjëtëvjeçarësh ligën e parë holandeze, ndërkohë që disa “shkëndija lëshojnë” herë pas here AZ Alkmari dhe Tvente, por, sidoqoftë, kur është fjala për të fituar trofe, këto të fundit shkojnë te një nga tre klubet e lartpërmendur.
Sfidanti.al