Pjesëtari i përfaqësueses së Kroacisë, Dejan Lovren, bëri kritika të forta në adresë të UEFA-s lidhur me konkurimin e saj, të formuar kohët e fundit nga “shtëpia” evropiane e futbollit, Liga e Kombeve. Pak kohë, më parë edhe trajneri i Lovrenit, pra ai i Liverpulit, Jyrgen Klop, deklaroi se Liga e Kombeve nuk përbën ndonjë konkurrim futbollistik të vërtetë. Lovrenit e mbështeti deklaratën e trajnerit të tij te Liverpuli.
“Unë jam dakord me Klopin. Ky konkurrim është qesharak, kot fare! Nuk asnjë kuptim që të zhvillohen ndeshjet e kësaj lige. Ndeshjet kualifikuese fillojnë në mars të vitit të ardhshëm, kështu që çdokush mund t’i konsiderojë ato ndeshje si të dojë. Unë do t’i quaja ndeshje miqësore”, tha Lovreni.
Sidoqoftë, kur lexon deklaratën e Lovrenit, mendja të shkon te humbja e thellë 6-0 që Kroacia pësoi muajin e kaluar nga Spanja, pikërisht, në kuadrin e Ligës së Kombeve.
Sfidanti.al