Usain Bolt indinjohet kjo për shkak se Rekordmenit botëror në 100 dhe 200 m i është kërkuar që të kryejë testet antidoping. Xhamajkani, që është tërhequr nga garat e atletikës, e shfaqi pakënaqësinë e tij në rrjetet sociale teksa publikoi një videu ku tregoi edhe njoftimin që i është bërë
‘Jam tërhequr nga garat e atletikes dhe po kërkoj të bëhem futbollist dhe shikoni këtë-tha Bolt në profilin e tij në Instagram -nuk e di se përse duhet të bëj testet antidoping kur nuk jam ende futbollist profesionist. E shpreha këtë shqetësim dhe përgjigjja ishte se unë jam sportist i elitës kështu që duhet t’i kryej këto teste’.
Usain Bolt ka dominuar pistat e atletikës në garat e sprintit dhe rekordet botërore të tij janë ende në fuqi. Fituesi i 8 medaljeve të arta Olimpike, Bolt i ësjhtë dedikuar karrierës së futbollistit dhe tani është pjesë e Mariners. Në ndeshjen miqësore të së premtes, Bolt u hodh në fushën e lojës madje shënoi edhe 2 gola. Tifoz i flaktë i mançester Junajtid, usain Bolt ka fituar të drejtën për t’u stërvitur për një kohë pa afat me skuadrën e Mariners në A League në Australi.
sfidanti.al