Mançester Junajtid “lë nam” me urimin për martesën e De Geas

Portieri spanjoll i dha fund beqarisë duke organizuar një martesë të mrekullueshme në Menorka, por mesazhi i marrë nga klubi i tij nuk besohet se e ka gëzuar edhe aq. David De Gea u martua me shoqen e tij Edurne Garsian, ndërsa nga “Old Trafordi” i erdhi një urim tepër i thatë. “Pëgëzime, David”, ishin dy fjalët e vetme të botuara nga faqja zyrtare e Mançester Junajtidit në Instagram, shoqëruar me një zemër. Portieri 32-vjeçar ka mbetur pa kontratë dhe “djajtë e kuq” nuk i kanë ofruar ende një tjetër. De Gea e ka të paqartë të ardhmen pas 12 vitesh në “Old Traford”.

Sfidanti.al