Man. Junajtid nuk lejon konkurrencë për Sançon, paguan 90 milionë euro!

Nuk mund të bënte ndryshe, aq më tepër për atë që cilësohej si objektivi kryesor i transferimeve gjatë verës. Mançester Junajtidi mund të ketë shumë plane, por Xhejdën Sanço ishte “guri i themelit”. Trajneri Ole Gunar Solskjer dhe drejtuesit e klubit kanë rënë dakord të paguajnë aq sa kërkon Dortmundi, 90 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit të kombëtares së Anglisë. Pasi bënë një ofertë më të ulët, dhe pasi u refuzuan, “djajtë e kuq” kuptuan se nuk kishin kohë për të humbur pasi mund të rritej konkurrenca për lojtarin, dhe për më tepër situata mund të ndikonte për keq tek ylli i ri. Sanço do të bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë i marrë ndonjëherë nga klubi i “Old Trafordit” pas Pol Pogbasë dhe Harri Megajerit. Dortmundi dëshiron që e ardhmja e anglezit të zgjidhet përpara 23 korrikut, ndërsa vjet gjithçka vazhdoi gjatë dhe shkaktoi probleme.

Sfidanti.al