Fabio Paratiçi u hodh në sulm për të, por ndoshta harroi se tashmë nuk është tek “Zonja e Vjetër”. Drejtori sportiv italian ka kaluar tek Totenhemi në Angli, që nuk është një klub me emër shumë të madh, dhe natyrisht Manuel Lokateli mendon për diçka tjetër. Mesfushori i Italisë dhe i Sasuolos pëlqen Juventusin, dhe dy klubet janë takuar e duket se do të bien dakord. Sasuolo kërkon 40 milionë euro, por Juvja nuk dëshiron të shpenzojë kaq shumë, pasi ka edhe halle të tjera. Formula është 30 milionë euro plus mbrojtësin rumun Radu Dragushin. Ka një dallim mes palëve pasi Juvja e vlerëson Dragushinin 10 milionë euro, kurse Sasuolo 6-7 milionë. Kjo diferencë mund të plotësohet nga ish-kampionët që të mos lejojnë rritjen e konkurrencës. Për Lokatelin 23-vjeçar kanë hyrë në lojë Mançester Siti, Reali i Madridit (me Ançelotin) dhe Dortmundi, por ndoshta italiani do të pëlqente të vazhdonte në Serinë A, edhe sepse e njeh, por edhe sepse nuk ndihet gati për Realin e Sitin.
Sfidanti.al