Lukaku “në ajër”, Perth-Mançester-Bruksel për të ardhmen!

Mund të jenë fluturimet e fundit mes paqartësisë. Romelu Lukaku pati një ditë tepër të ngarkuar, ndërsa udhëtoi për në Belgjikë, menjëherë pasi Mançester Junajtidi u kthye në Angli. Sulmuesi belg, ishte në fluturimin e skuadrës nga Australia për në Mançester, ndërsa nuk u largua nga aeroporti, por nxitoi të kapte një fluturim tjetër për në Bruksel. Qëllimi ishte për të takuar agjentin e tij dhe për të biseduar për transferimin e mundshëm tek Interi.

Sulmuesi 26-vjeçar nuk u aktivizua nga trajneri Ole Gunar Solskjer, ndërsa pritet të largohet, pavarësisht se zyrtarisht u dhanë shkaqe teknike për anashkalimin e tij. Junajtid e vlerëson në gati 90 milionë euro kartonin e tij (apo edhe 85), ndërsa akordi ndoshta mund të arrihet për 75-80 milionë euro. Lukaku dëshiron të shkojë tek Interi, pasi trajneri Antonio Konte e ka kërkuar shprehimisht me emër, duke i dhënë besim, veçse italianët nuk kanë bërë deri tani ofertën e duhur. Afati është deri në 8 gusht kur fillon Premier Liga.

Sfidanti.al