Formula 1, Barcelona mund të shtyjë akordin me një vit

Barcelona mund të shtyjë me një vit bisedimet me Formula 1 për rinovimin e kontratës në mënyrë që Cmimi i madh i Spanjës të jetë në kalendar edhe për Botërorin e 2020, ndërkohë që drejtuesit e cirkuitit fitojnë më shumë kohë për të gjetur një marrëveshje më të mirë me Liberty Media që zotëron të drejtat e këtij kampionati.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja ‘Ara’ sipas së cilës Administratorët e kësaj piste kanë firmosur një pakt me Liberty Media për shtyrjen me 1 vit të këtyre tratativave duke premtuar impenjimin për sigurimin e 21 milionë Eurove të kostos së garës së vitit 2020, një shifër që i shërben Formula 1 për të mbuluar humbjet e mundshme të organizatorëve të kësaj gare

Por pavarësisht se bisedimet mes palëve vazhdojnë, ende nuk ka asgjë të sigurt. Vlen të kujtohet se pista katalanase ka qenë gjithnjë pozitive përsa i përket qëndrimit të Cmimit të Madh në kalendarin e Formula 1 dhe këtu përfshihen edhe momentet kur një pjesë e medias është shfaqur negative në lidhje me të ardhmen e kësaj piste.

Administratorët e Cirkuitit të Montmelosë,gjithnjë kanë thënë se nuk e kanë me ngut rinovimin dhe duke qenë të ndërgjegjshëm për potencën e produktit të tyre, kërkojnë të arrijnë marrëveshjen më të mirë të mundshme, një kontratë në rinovuar në bazë të nevojave aktuale dhe që mban parasysh aspekte thelbësore sic janë rrjetet sociale dhe promovimet e eventit, pa llogaritur këtu edhe cështjet e tjera sic është mundësia e ndryshimit të datës së garës.

sfidanti.al