Barcelona hoqi dorë nga De Ligt? Donte pagë më te lartë se Pike’

Tashmë Matejs De Ligt është pjesë e Juventusit, megjithatë në Spanjë vazhdon të flitet për tratativën e dështuar të Barcelonës me qendërmbrojtësin holandez. E përditshmja ‘El mundo Deportivo’ zbuloi arsyen e vërtetë se përse katalanasit hoqën dorë nga shërbimi i 19 vjecarit dhe ajo ishte kërkesa ekonomike e futbollistit.

Gjithnjë sipas ‘El Mundo Deportivo’, Matejs De Ligt iu kërkoi drejtuesve të Barcelonës një pagë më të lartë se ajo e dy veteranëve të repartit të mbrojtjes së kampionëve të Spanjës, Xherard Pike’ dhe Xhordi Alba, një kërkesë kjo që te Barcelona nuk u prit aspak mirë dhe që i shtyu ata të heqin dorë nga blerja e kartonit të De Ligt duke i hapur rrugën Juventusit për të mbyllur tratativat.

sfidanti.al