Liverpuli “vjedh” mjekun dhe jo stilin e lojës nga… Mançester Siti!

Në fakt, nuk është fjalë për ndonjë futbollit, por për një mjek. Shoqata angleze e futbollit agazhoi në ekipin e vet mjekësor doktorin kryesor të Liverpulit, Met Kopinski, kështu që “të kuqve” iu desh të viheshin në kërkim të një mjeku të ri dhe zgjedhja ra mbi… doktorin Li Nobs që prej 11 vitesh punonte te Mançester Siti dhe i cili pranoi ofertën e Liverpulit që të angazhohej në këtë klub.
Ndeshja derbi mes Mançester Sitit dhe Mançester Junajtidit ishte e fundit për Nobsin në klubin “qytetar”, kështu që shumë shpejt ai do të shpërngulet për në stafin e Jyrgen Klopit që është shumë i entuziazmuar nga ky mjek që një vemëndje të madhe i kushton përgatitjes fizike të futbollistëve në seancat stërvitore.
Sfidanti.al