Liverpuli i Jurgen Klopit del pa lavdi edhe nga Kupa

Liverpool po vazhdon të thellohet edhe më shumë në krizë dhe trajneri Klop nuk po gjen ilaçin e duhur.

Skuadra e Liverpoolit është eliminuar nga FA Cup. Ekipi i Jurgen Kloppit është mposhtur, në Anfield, nga Wolverhampton, me rezultat 1:2.

Golat për mysafirët i realizuan: Richard Stearman (1) dhe Andreas Weimann (41), shkruan Express.

Kurse, golin e vetëm për Reds e ka shënuar Divock Origi, katër minuta pa përfunduar ndeshja.

Gjatë kësaj jave, Liverpool është eliminua edhe nga EFL Cup pasi u mposhtë në shtëpi nga  Southampton, me rezultat 0:1.

Po ashtu, skuadra po tregon ndeshje të dobëta edhe në Premierligë