Leicester ‘ngrin’Romën: Nuk e shesim Mahrez

Leicester frenon Romën në tentativën e saj për blerjen e Riyad Mahrez. Zëvendëspresidenti Aiyawatt Srivaddhanaprabha u tregua kategorik në qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje. ‘Në këtë moment nuk ka asnjë ofertë për Mahrez-tha Srivaddhanaprabha- e njohim potencialin që ka ky futbollist, por edhe ai duhet të përshtatet me klubin. Në këtë cast nuk ka asgjë konkrete dhe Mahrez është ende futbollist i Leicester. Nuk vendos asnjë etiketë çmimi për të sepse nuk kemi ndërmend ta shesim. Gazetarët mund të thonë çfarë të duan, por unë nuk kam përmendur kurrë 40,50 apo 100 milionë sepse me të vërtetë nuk e di’.Në këtë çështje ndërhyri edhe trajneri i Leicester, Shakespeare i cili ndryshe nga sa tha zv/presidenti, deklaroi se një ofertë për Mahrez kishte ardhur por që klubi e refuzoi. ‘Ka shumë mundësi që Mahrez të qëndrojë me ne dhe të mos largohet në këtë sesion të merkatos-tha Shakespeare-Roma e bëri një ofertë për të, por klubi e refuzoi me shumë mirësjellje sepse ishte shumë e ulët.

sfidanti.al