Kupa e Ligës: Kelleher më i miri, mos pyesni për më të keqin, Kepën!

Në foto keni momentin e fiksuar nga aparati fotografik kur u vendos fati i finales në “Uembli”. Portieri i Çelsit, Kepa, humbi 11-metërshin e 11-të për Blutë e Londrës, ndërsa portieri i Liverpulit, Kelleher, vërtet që nuk e priti gjuajtjen, por u lumturua sepse ekipi i tij fitoi edhe Kupën. Vetë Kelleheri realizoi penalltinë e 11-të. Lexuesit dhe shikuesit e BBC-së britanike nxorrën pikërisht Kelleherin si lojtarin më të mirë të ndeshjes, me notën 8.51, ndërsa për lojtarin më të keq mos pyesni, u nxorr Kepa me notën … 3.3 (!!!). Për Blutë e Londrës më i miri ishte gjithashtu një portier, Mendi. Ky i fundit dhe Kelleheri bënë pritje të rëndësishme gjatë finales, ndërsa për Kepën ndoshta fajin më të madh e pati trajneri i tij, Tomas Tuhel, që e hodhi në fushë vetëm për 11-metërshit, ku ai nuk pati asnjë sukses madje humbi edhe gjuajtjen e tij.

Sfidanti.al