Veçse nuk po arrin dot që ta kthejë Mançester Junajtidin në majën e futbollit anglez, trajneri i tij, Zhoze Murunjo, tani, ka probleme me sjelljen e tij. Media angleze bën të ditur se Komisioni Disiplinor ka hapur ndaj tij procedurën përkatëse të dënimeve, për shkak të disa shkeljeve të tij, por dënimi, tani, do të jetë shumë më i ashpër sesa në të kaluarën, pasi Murinjo, qysh vitin e kaluar, kur drejtonte Çelsin, ishte dënuar me pezullim me kusht, pra, që të mos ishte i pranishëm në stadium, kur luante ekipi i tij.
Atëkohë, ai kaloi pa u dënuar, por, pa kaluar as edhe një vit, Murinjo e shkeli dënimin me kusht, në ndeshjen e ManU-së ndaj Barnlit, kështu që, duke pasur parasysh edhe dënimin me kusht, atë, ka shumë mundësi, që e pret një pezullim kohëgjatë. Kështu, tani, në Angli, nuk dyshon askush se Murinjo do të mund të ndodhet “out” (jashtë) jo vetëm deri në Krishtlindje, por edhe deri në fund të sezonit!