Ai vendosi të mos lutej më që viza e tij “e artë” të rinovohej. Roman Abramoviç duket se po bën një zhvendosje strategjike të interesave të tij, që mund të jenë larg Londrës. i kapur në mes të një konflikti diplomatik ruso-britanik, miliarderi 51-vjeçar bëri edhe një veprim tjetër, “grisi” projektin e stadiumit të ri “Stemford Brixh”, me vlerë 1 miliardë paund stërlina.
Veprimet e tij flasin qartë se pasunari rus nuk dëshiron të punojë në atë vend ku nuk i lejohet të banojë (meqë nuk i jepet viza), dhe Abramoviç është zhvendosur për në Izrael. Ai mund të shesë përfundimisht aksionet e Çelsit, diçka që ende pritet të ndodhë. Shqetësimi më i madh për “Blutë” e Londrës është paqartësia për të ardhmen dhe këtë mund ta vuajë trajneri i ri, Mauricio Sarri, i sapoardhur nga Napoli.
Sfidanti.al