Kontratë për Top të Artë, Liverpuli i jep 200 000 në javë Van Dajkut

Pak ditë më parë u shpall Lojtari i sezonit në Europë nga UEFA. Virgil Van Dajk triumfoi ndaj legjendave Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo, si më i miri i kontinentit, dhe Liverpuli menjëherë i dha holandezit një kontratë që ai e meriton. Akordi u arrit mbi bazën e 200 000 paundëve stërlina në javë, ndaj 125 000 që fitonte mbrojtësi i qendrës më përpara. Kjo do të thotë se ai do të jetë një nga lojtarët me rrogën më të lartë, në një ekip ku luajnë portieri Alison, dhe sulmuesit Salah, Firmino e Mane.

Holandezi kishte edhe 4 vjet kontratë në “Anfild”, por klubi nxitoi që ta rinovonte për 6 vitet e ardhshme, për ta siguruar nga ndonjë “grabitje e mundshme”. Liverpuli pagoi 85 milionë euro për Van Dajkun në janar 2018, duke e marrë nga Sauthemptoni e duke e bërë mbrojtësin më të shtrenjtë në botë.

Sfidanti.al