Konte me ditët të numëruara? “Bild” e zëvendëson tek Çelsi me Tuhelin!

Titulli u fitua, por kaq nuk mjafton. Tek Çelsi vlerësohen gjëra të tjera, dhe një trajner edhe i suksesshëm nuk mund të jetë i sigurt për punën e tij. Antonio Konte është njeriu i radhës i stolit që mund të shkarkohet nga presidenti Roman Abramoviç, vetëm pak muaj pasi u shpall kampion i Anglisë.

Gazeta gjermane “Bild” njofton se në vend të italianit mund të emërohet ish-trajneri i Borusias së Dortmundit, Tomas Tuhel. “Bild” i referohet burimeve të veta, pa treguar se nga ka dalë lajmi. Tuhel vlerësohet si trajner që pëlqen lojën sulmuese dhe me Dortmundin fitoi Kupën e Gjermanisë sezonin e kaluar.

Konte duket se i ka dalë nga zemra Abramoviçit, besohet për shkak të sjelljes së tij pak si shumë të pavarur në marrëdhëniet me lojtarët. Si shkak kryesor i antipatisë së krijuar është mënyra sesi u menaxhua çështja e sulmuesit kryesor të Çelsit, Diego Kosta, i cili u lajmërua nga Konte me një mesazh në celular se mund të bënte më pjesë në planet e tij.

Miliarderi Abramoviç, pronar i Çelsit, ka pasur mjaft trajnerë të njohur në krye të skuadrës, si Murinjo, Hidink, Ançeloti apo Benitez, por nuk ka ngurruar t’i shkarkojë, diçka që nuk është praktikë në klubet e futbollit në Angli.

Sfidati.al