Hedhja e shortit për çiftet çerekfinalistë të Champions-it solli dhe një konfrontim specifik ndëranglez mes Liverpulit dhe Mançester Sitit që pritet të ngjallë mjaft eksitim, atraksion e gola dhe se cili ekip do të dalë fitimtar, vështirë se mund të parashikohet që tani, megjithëse, në letër favorit kryesor është Siti.
Që klubi “qytetar” do ta ketë të vështirë, këtë e tregoi edhe reagimi i drejtorit sportiv të Sitit, Çiki Begiristain, një situatë që nuk kaloi pa u vënë re nga trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop. “Pashë fytyrën e Begiristainit, nuk e kishte si për Krishtlindje,” vuri në dukje trajneri gjerman i “të kuqve” mbas hedhjes së shortit.
Sfidanti.al