Një skandal i madh po trondit futbollin në Marok që është një nga vendet kandidat që të organizojë Kupën e Botës, më 2026, duke qenë se futbollisti i këtij vendi afrikanoverior, Mushtin Mitali, i deklaroi një gazete të Katarit sesi mund të bëhësh pjesëtar i përfaqësueses marokene, duke e akuzuar trajnerin e saj se ai merr ryshfete dhe është i korruptuar. Mitali që luan me ekipin “Al Rajan”, pyetjes së një gazetari të “Al Vatanit”, nëse priste ftesë që të thirrej në përfaqësuesen e Marokut për Kupën e sivjetme të Botës, ai iu përgjigj, duke shkaktuar një skandal të vërtetë.
“Ndoshta, edhe mund të marr ftesë, por kjo do të thotë se unë ose kam dhënë ryshfet ose kam nënshkruar ndonjë ‘marrëveshje’ me menaxherin e trajnerit të përfaqësueses”, tha Mitali.
Trajner i Marokut është Erve Renar që ka paralajmëruar se do ta hedhë në gjyq për shpifje futbollistin në fjalë, për të cilin ai thotë se gënjen. Kur mediumet e Katarit e pyetën Mitalin, nëse e kishte fjalën për Renarin, ai tha: “As nuk e di sesi quhet. Por, unë i them atij që ai ta drejtojë vëmendjen te futbollistët që, me të vërtetë, e meritojnë që të jenë në ekipin që do të shkojë në Mundialin e Rusisë.
Sfidanti.al