Ka humbur portën, por jo arsyen! Peter Çeh përsëri te Çelsi?

Portieri veteran çek, Petr Çeh, tha se ai do të preferonte që të vazhdonte të mbronte portën e Arsenalit, por ditët e fundit ka pasur shumë lajme për transferimin te klubi i tij i mëparshëm, Çelsi. Ky portier 36-vjeçar me shumë përvojë ka qenë zgjedhja nr.1 në konkurrimin me David Ospinën, por trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emeri, ka angazhuar portierin Berid Leno të Bajer Leverkusenit.

“Unë kam akoma kontratë me Arsenalin dhe kështu unë po përgatitem që të luftoj për vendin e portierit kryesor. Gjëra të tilla mua më kanë ndodhur edhe më parë gjatë karrierës dhe kjo më motivon më shumë mua që të punoj më shumë që të fitoj besimin e trajnerit”, tha portieri veteran, Çeh.
Sfidanti.al