Juvja e Milani të harrojnë Alegrin, “akord” me klub të madh në Angli!

Kush do të jetë vendi i tij i ardhshëm, “misterioz” i punës? Mund të jetë pa ekip Masimiliano Alegri, por nuk do të thotë se është pa të ardhme, dhe zërat janë që e ka gjetur ekipin e ardhshëm. “Il Korriere delo Sport” nuk ka dyshim kur thotë se Juventusi e Milani duhet t’i harrojnë shërbimet e ish-teknikut të tyre, pasi ai do të shkojë në Angli. “Alegri ka akord me një klub të madh anglez, – shkruan e përditshmja italiane, – Juventusi e ka objektiv kryesor, por ai nuk dëshiron të kthehet tek “Zonja e Vjetër”, as të provojë sërish Milanin”. Zërat janë që klubi misterioz anglez mund të jetë Mançester Junajtidi, edhe pse nuk ka asgjë zyrtare. Trajneri i “djajve të kuq”, Ole Gunar Solskjer është në pozitë shumë të vështirë dhe mund të shkarkohet në rast dështimi për kualifikim në Champions. Alegri ka dalë 5 herë kampion me Juven në 5 sezone, ka fituar 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa.

Sfidanti.al