Jo, Xhaka nuk luan ndaj Uolvesit, Arsenali ka frikë nga tifozët!

Kapiteni (që mund të mos jetë më) e tha fjalën e tij, dhe kërkoi falje ashtu si e mendoi më mirë. Deklaratat publike të Granit Xhakës, pas ofendimit që i bëri tifozëve, u pritën me reagime të ndryshme nga publiku “topçi”, dhe trajneri Unai Emeri vendosi të mos e grumbullonte për sfidën e fundjavës.

“Xhaka nuk do të jetë ndaj Uolvesit, – deklaroi Emeri, – kemi nevojë që të jemi 100 për qind të përqëndruar tek ndeshja, dhe jo tek çështje të tjera. Xhaka ka nevojë të qetësohet dhe të jetë në formën e duhur. Dua që t’i japim fund kësaj, pasi Graniti kërkoi falje dhe përqëndrimi ynë le të jetë për ndeshjen e së shtunës”. Ekzistonte frika se një pjesë e tifozëve do ta sulmonin sërish kapitenin, sepse ka pasur mendime se kërkesa e faljes nga ana e tij nuk ka qenë ajo e duhura. Për më tepër, Arsenali po kalon një periudhë të vështirë në Premier Ligë, ndërsa u eleminua nga Kupa e Ligës.

Sfidanti.al