Valverde ka një përgjigje epike për “rrogat për Nejmarin”!

Gerard Pike u shpreh tani së fundmi se lojtarët e Barcelonës ishin gati tyë ulnin rrogat e tyre, mjaft që të ndihmonin klubin për të marrë Nejmarin. Për këtë gjë u pyet edhe trajneri Ernesto Valverde, i cili dha një përgjigje vërtet epike. “Nuk e dija këtë gjë, – u tha ai gazetarëve, në konferencën para ndeshjes së La Ligës, – mua nuk më propozuan që të ul rrogën time për Nejmarin, as kur ai ishte këtu, dhe as kur u diskutua në verë për ta marrë përsëri”.

Vlen të theksohet se borderoja vjetore e rrogave të lojtarëve katalanas arrin në 671 milionë euro, nga të cilët vetëm Mesi merr 40 milionë. Pra, do të mjaftonte një e treta e rrogave të yjeve të skuadrës për të marrë Nejmarin, nëse Barcelona do ta kishte seriozisht. Sa për krahasim, Granada që ishte kryesuese deri para kësaj jave, ka një bordero rrogash prej vetëm 35.6 milionë eurosh, pra nuk do të mjaftonte as për të paguar Mesin.

Sfidanti.al