Jo vetëm virusi, Premier Liga humb 500 milionë nga transferimet!

Flitet për ata që lojtarë që duhej të largoheshin dhe që nuk e bënë këtë gjë. Njëzet klubet e Premier Ligës llogaritet të kenë humbur rreth 500 milionë paundë stërlina, pra rreth 550 milionë euro nga fakti se ata deshën që të largonin disa yje, por nuk ia dolën. Arsenali, Mançester Siti apo Mançester Junajtidi dështuan në këtë synim, duke mos rikuperuar paratë që dëshironin, e duke mos shpëtuar nga rrogat që donin t’i shmangnin. Futbollistët nuk deshën të lëviznin nga pasiguria gjatë kësaj kohe të koronavirusit. Junajtidi nuk largoi dot asnjë lojtar, Siti largoi vetëm Leroi Sanenë, Arsenali vetëm një, ndërsa Liverpuli deri tani fitoi gjithsej 20 milionë paundë stërlina nga largimi i Lovrenit dhe Hëverit. Sipas llogaritjes, vjet klubet e Premier Ligës fituan 650 milionë paundë stërlina nga largimi i yjeve, ndërsa këtë vit vetëm 209 milionë.

Sfidanti.al