Ja formacioni i dështakëve milionerë të kampionatit anglez

Në bazë të paraqitjeve të deritanishme në Premier Ligën angleze, Goal.com, ka përzgjedhur edhe formacionin më të dobët të sezonit. Kjo skuadër dominohet nga lojtarët e kampionëve aktualë të Leiçester Sitit, cilët deri disa muaj më parë çuditën të gjithë globin, duke udhëhequr një kampionat nga më të vështirët, madje duke arritur të kurorëzohen në përfundim të tij.

Ajo që bie në sy është, se në mesin e dështakëve janë edhe yje si: Maruan Felaini (Mançester Junaited), Rijad Mahrez (Leiçester), apo edhe Simone Zaza (Uest Hem), të gjithë futbollistë që kanë përfituar shifra të çmendura.