Për Zlatan Ibrahimovic duket se kampionati anglez është bërë shumë i vështirë për t’u vazhduar. sulmuesi suedez mund të largohet nga mançester Junajtid që në merkaton e këtij muaji, ndërkohë që kontrata e tij me Djajtë e Kuq skadon në qershorin e këtij viti.
Sipas portalit ‘Yahoo Sports’, Ibrahimovic tashmë 36 vjec nuk po mund të përballojë intensitetin e ndeshjeve të Premier Leagues edhe pse ai është nga ata persona që nuk dorëzohen kurrë. Kështu që për të shfaqen dy opsione për të vijuar karrierën, Super Liga Kineze dhe kampionati amerikan i futbollit.
Vetë Ibrahimovic duket se tundohet nga një ide e tillë, pasi do t’i pëlqente të provojë një aventurë të re që është larg kontinentit evropian. Zlatan Ibrahimovic, për momentin nuk po aktivizohet në Premier League me Mançester Junajtid sepse u dëmtua sërish në gjurin që operoi në muajin prill të vitit 2017.
sfidanti.al