Zemra e çon sërish te Boka; Tevez rikthehet në shtëpi

Karlos Tevez prezantohet si futbollisti i ri i Boka Xhuniors. Sulmuesi argjentinas la pas krahëve aventurën jo të shkëlqyer në Super ligën Kineze, për t’u lthyer tek skuadra të cilën ai e përkufizon si shtëpinë e tij dhe jo më kot. Karlos Tevez e ka nisur karrierën e tij pikërisht te Boka Xhunior, duke u kthyer në periudhën 2015-2017. Kjo do të jetë aventura e tij e tretë me këtë skuadër.

‘ Them se nuk jam larguar kurrë nga Boca, sepse zemra ime ka qenë gjithnjë këtu-tha Tevez në konferencën për shtyp të organizuar për prezantimin e tij-nuk pendohem për vendimin e marrë për të luajtur në Kinë, isha i ndërgjegjshëm për pasojat. U ktheve sepse dua të fitoj Kupën Libertadores. Kanë kaluar shumë vite nga triumfi i fundit në këtë eveniment dhe tani ka ardhur momenti të heqim këtë peshë e të fitojmë titullin e 7’

Tevez, që firmosi me Bokan një kontratë 2 vjecare nuk ngurroi të tregojë ëndrrën e tij për të qenë pjesë e Argjentinës në Botërorin e Rusisë

‘U ktheva në shtëpinë time dhe dua t’i gëzohem deri në fund-vijoi Tevez-dua të jem i përfshirë në gjithcka që ka të bëjë me skuadrën gjatqë këtyre dy viteve. Më mungonte adrenalina që të përshkon trupin në momentin kur hyn në fushën e lojës. Për mua do të jetë fantastike sikur të luaj edhe njëherë në një botëror me Argjentinën’.

sfidanti.al