Vilash Boash hoqi dorë nga futbolli për pak kohë për të përjetuar një aventurë të re; atë të Rally Dakar. Trajneri 40 vjecar rezultoi i pafat teksa u bë protagonist i një aksidenti të pësuar në etapën e 4 të këtij kompeticioni duke pësuar një dëmtim në shpinë. Portugezi u dërgua në spital por për të u bë e pamundur vijimi i garimit në evenimentin më spektakolar e më të vështirë në botë përsa u përket garave Rally
‘Dua t’u them të gjithëve se unë dhe Ruben Faria jemi shëndoshë e mire-iu drejtua Vilash Boash miqve dhe tifozëve të tij në një postim në ‘Instagram’-ramë nga maja e një dune dhe përplasëm pjesën e përparme të makinës. Për fat të keq Rally Dakar mbyllet këtu për ne, herën tjetër do të kem më shumë fat. Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet inkurajuese’.
Andre Vilash Boash edhe pse debutonte në Rally Dakar, po bënte një paraqitje mjaft të mirë dhe këtë e tregon fakti se pas 3 etapave të para ai ishte në vendin e 43 të renditjes së përgjithshme.
sfidanti.al