Shumë emra po dalin mbi “ujë” këto kohë dhe ndoshta është normale kur mendohet se edhe klubet e tjerë mund të kenë nevojë për trajner. Mançester Junajtidi, sipas mediave britanike, nuk është i sigurt për të ardhmen e Ole Gunar Solskjerit, dhe sheh si kandidat të përshtatshëm për ta zëvendësuar Tomas Tuhelin. Pra gjermanin që udhëhoqi Paris SG në fitoren 3-1 në Champions në “Old Traford” që ia rrezikon pozitat “djajve të kuq”. U mendua se Junajtidi po mendonte edhe për Maurisio Poçetinon, dhe ndoshta vazhdon ta ndjekë, por për trajnerin argjentinas kanë dalë edhe kandidatë të tjerë si Reali i Madridit, apo më parë edhe Barcelona.
Sfidanti.al