Hari Kein plasi : “Do të qendroj te Totenhemi vetëm me një kusht!

Sulmuesi më i mirë i vitit 2017, Hari Kein i Totenhemit, deklaroi se ai është gati që të vazhdojë të qëndrojë te Totenhemi, pavarësisht nga interesimi i madh për të nga ana e shumë klubeve evropianë të mëdhenj, por vetëm me një kusht. Ky pjesëtar i përfaqësueses angleze që theu rekordin e Alen Shirerit dhe që, mbas një dekade, arriti që të mposhtë Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon sa u perket golave të shënuar brenda një sezoni, synon  që të fitojë trofe dhe të ecë më përpara në rrugën e sukseseve. Sidoqoftë, ky është edhe kushti që ai të vazhdojë të qëndrojë te Totenhemi.

“Synimi im është që të filloj të fitoj trofe. Nese ne filojmë të fitojmë trofe, atëherë, unë do të jem i lumtur këtu. Unë, gjithnjë, kam thënë se ne duhet të përmirësohemi dhe të bëhemi më të mirë”, vuri në dukje Hari Keini. Totenhemi ka 10 vite që nuk ka fituar asnjë trofe dhe i vetmi shans këtë vit është në FA Kupë. Për herë të fundit, kur Totenhemi ka fituar një trofe, ka qenë sezoni 2007/08, kur ky ekip fitojë Kupën e Ligës. “Ne duhet ta fitojmë një trofe, sivjet, dhe FA Kupa është shansi më i mirë”, deklaroi Keini.

Sidoqoftë, kjo deklaratë e Kenit ndezi alarmin në klubin e “të kuqve”, sepse që të mund të mbahet Keini në klub, duhen bërë investime serioze që ky klub të mund të fitojë trofe ose “mesazhi i fshehtë” i Keinit është vetëm një paralajmërim i ndonjë transferimi të madh.

Sfidanti.al