FIFA është e bindur; sistemi VAR në Botërorin e Rusisë

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka vendosur që të përdorë Video Assistant Referee në Botërorin e Rusisë që do të zhvillohet në 14 qershor-15 korrik të këtij viti. Qeveria e futbollit botëror do të diskutojë për këtë  cështje në mbledhjen e bordit IFAB që do të mbahet në 22 janar në Zyrih. Sistemi VAR tashmë është përdorur në vitin 2017 në turne të ndryshëm të FIFA ku përmendim Kupën e Konfederatave, Botërorin U20 dhe Botërorin e Klubeve. FIFA ka mbetur e kënaqur nga testimet e kryera, edhe pse polemikat nuk munguan

‘Në 1000 ndeshje u desh të përdorej sistemi VAR dhe besoj se rezultatet kanë qenë më të mira nga sa shpresonim-tha Drejtori Teknik i IFAB, Devid Eleri.

Sistemi VAR tashmë ka filluar të aplikohet në disa kampionate kombëtare si Serie A dhe Bundesligë. Liga Spanjolle është i vetmi eveniment i rëndësishëm që ende nuk po e përdor këtë sistem, dicka që do ta bëjë duke nisur nga sezoni i ardhshëm. për momentin vetëm në botërorin e Brazilit në 2014 është kërkuar ndihma e teknologjisë dhe u përdor në linjën e portës për të evituar golat fantazmë. në Rusi do të shkohet edhe më tej; do të ketë VAR

sfidanti.al