Nga Toro Roso te Ferrari; Kvijat, piloti i tretë i Kokëkuqes Italiane

Danil Kvijat do të lërë Toro Roson për t’u bashkuar me Ferrarin. pilorti rus do të jetë në rolin e pilotit të tretë te Kokëkuqja italiane e cila e konfirmoi këtë lajm nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter.

Danil Kvijat, 23 vjec, është pjesë e Botërorit të Formula 1 prej 4 sezonesh. Piloti rus nisi të garojë fillimisht për skuadrën-nënë, Red Bull me të cilën garoi në 23 gara për t’ia lënë më pas vendin Maks Vershtapen e për të kaluar te skuderia satelit Toro Roso me të cilën mori pjesë në 51 gara.

Danil Kvijat, te Ferrari do të marrë vendin e Antonio Xhovinacit, i destinuar që të shkojë tek skuadra e Sauber.

sfidanti.al