Guardiola mban “mozaikun” tek Siti, De Brujni pranë rinovimit!

Me konkurrencën të rritur në Premier Ligë, skuadra ka nevojë të mbajë të gjithë yjet, plus edhe të marrë të tjerë. Pep Guardiola po punon për këtë dhe që nga Italia vjen lajmi se Kevin De Brujni është pranë rinovimit të kontratës me Mançester Sitin. Gazetari Fabricio Romano shkruan se mesfushori belg është gati të zgjasë edhe me dy vjet akordin me klubin që vlen deri në 2023. Përsa i përket rrogës, thuhet se do të jetë mbi 300 000 paundë stërlina në javë, ndonëse nuk jepet saktë, dhe De Brujni  do të ishte lojtari më i paguar bashkë me Rahim Stërlingun. Mançester Siti doli kampion i Anglisë për dy vjet me radhë në 2018 e 2019, por vjet mbeti prapa Liverpulit e këtë sezon po e sheh më pisk në garën për titull.

Sfidanti.al