Formula 1, Gara e Melbourne në dyshim për shkak të pandemisë

Një vatër e re e infektimeve nga Covid 19 në Uellsin e Ri të Jugut, në kufi me shtetin e Victorias ku është Melbourne, ka vënë në dyshim zhvillimin e rregullt të Cmimit të Madh të Australisë në Botërorin e Formula 1 i programuar për të dielën e 21 marsit për hapjen e sezonit të ri të këtij kampionati që ka në kalendarin e tij një numër rekord garash

Lajmi nuk ishte krejtësisht i papritur duke qene se për të njëjtin motiv u shty me 3 javë për në 8 shkurt edhe starti i turneut të parë Grand Slam të vitit në tenis, Australian Open, edhe ky një eveniment që zhvillohet në Melbourne

Pengesa më e madhe për t’u kaluar përfaqësohet nga masat kufizuese që janë aktualisht në fuqi në Australi që parashikojnë një karantinë 2 javore pë rata që hyjnë në vend, gjë që do të komplikonte kryerjen e testeve dimërore të programuara për t’u zhvilluar në fillim të muajit mars në pistën e Montmelosë në Barcelonë.

Por jo vetëm kaq, organizatorët e garës së Austra,lisë janë duke u përballur me dyshimet që kanë të bëjne me pistën e garës në brendësi të Albert Park në Melbourne ku do të nisin punimet në fund të muajit janar. Me pak fjalë koha nuk pret për këtë garë që sezonin e kaluar u anulua vetëm pak orë përpara startit për shkak të rasteve me Covid-19 të shfaqura.

Sfidanti.al